Komentatorja politike dhe njëherësh gazetarja, Vjollca Hajdari ka komentuar regjistrimin masiv të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025.
“Unë mendoj që interesimi është shumë i madh. Është një interesim i madh në kuptimin se si po zhvillohen situatat politike, shoqërore dhe sociale”, ka thënë Hajdari.
Hajdari ka theksuar se mërgata ka pësuar një tranzicion sa i përket interesimit për zgjedhje në Kosovë.
“Unë e shoh që për momentin është duke u bërë një censurë e re në mërgatë. Së pari, mërgata ka pësuar tranzicion. Nuk është mërgata që ka qenë më parë”, ka thënë ajo.