Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka thënë se diaspora e sheh Kosovën nga jashtë dhe në bazë të atyre përceptimeve e jep votën.
Spahiu ka theksuar se diaspora është katërshtresore, duke thënë se koha kur ata janë larguar nga Kosova ka ndikuar në qasjen e tyre ndaj politikës.
“Diaspora është katërshtresore. Të ikurit e kohës para Millosheviqit, të ikurit pas Millosheviqit që është diaspora e vjetër, të ikurit në kohën e luftës, të ikurit në kohën e Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit”, ka thënë Spahiu.
Spahiu ka thënë se mërgimtarët që kanë ikur në kohën e Thaçit e kanë votuar Kurtin, por të njëjtit nuk do ta votojnë më.
“Këta që kanë ik në kohën e Hashim Thaçit e kanë votuar Kurtin, por këta që kanë ikur në kohën e Albin Kurtit nuk do ta votojnë Kurtin”, ka thënë Spahiu.