Kërkesa për dërgimin e FSK-së në veri më 29 nëntor, Maqedonci tregon detaje nga biseda me KFOR-in

Aktuale

Kërkesa për dërgimin e FSK-së në veri më 29 nëntor, Maqedonci tregon detaje nga biseda me KFOR-in

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 21:42
Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se kërkesa për dërgimin e FSK-së në veri pas sulmit terrorist të 29 nëntorit në kanalin e Ibër – Lepencit , është bërë për shkak të sulmit në infrastrukturën kritike dhe pasojave që ka mundur të shkaktojë ky sulm.

Ai ka treguar se për këtë ka pasur një komunikim ndërmjet kryeministrin Kurti dhe komandantit të KFOR-it, ku ky i fundit sipas Maqedoncit ka paraqitur një planë të tij për rritjen e prezencës së KFOR-it dhe Policisë së Kosovës atje.

“Në gjitha rastet kur cenohet siguria në veri të vendit, FSK përmes Ministrisë së Mbrojtjes, shpesh edhe përmes kryeministrit ka paraqitur kapacitetet e saja për ta ndihmuar Policinë e Kosovës me qëllim të menaxhimit të situatës. Normalisht, pse ishte me fokusuar dhe e theksuar kërkesa e prezencës së FSK-së pas këtij sulmi ka qenë për shkak të gamës së gjerë që ka mundur të shkatojë pikërisht sulmi. Komandantit i KFOR-it ka diskutuar me kryeministrin e Kosovës për këtë dhe ka paraqitur planin e tij që KFOR-i dhe Policia e Kosovës të shtojnë prezencën në veri të vendit”, tha Maqedonci.

Ai ka mohuar se kërkesa është bërë për fushatë elektorale, kur është pyetur për akuzat e opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat