Ditët e fundit, temperaturat e ulëta kanë shkaktuar një rritje të konsiderueshme të konsumit të energjisë elektrike në Kosovë, teksa kriza me energjinë elektrike ka kapluar vendin duke pasur reduktimet në shumë zona deri në 24 orë.
Analisti Viktor Buzhala ka shpjeguar se, ndonëse prodhimi i energjisë elektrike është i mjaftueshëm, dhe importi është i siguruar, rrjetet e transmisionit dhe distributivit po përballen me sfida të mëdha për të përmbushur kërkesën.
Dhe sipas tij, kjo ka të bëjë me kërkesën për energji termike.
“Mungesë të rrymës në dispozicion nuk ka sipas informatave të sakta që i kam unë. Pra, prodhimi është ai që është në termocentrale dhe nga prodhuesit vendor. Importi është i siguruar. Mirëpo nuk nuk po e përballon as rrjeti i transmisionit në disa zona, jo në krejt Kosovën e as rrejti distributiv. Nuk është duke e përballur kërkesën në disa zona të caktuara.
Edhe rrjeti distribuim edhe i transmisionit e përballon kërkesën për energji eklektike, por nuk po e përballon kërkesën për energji termike. Energjia eklektike është ajo që prodhohet në termocentral apo në hidrocentral… dhe vendoset ne rrjetin e transmisionit prej nga në rrjetin distributiv dhe shkon të konsumatori. Te konsumatori ka kërkesë për ngrohje, apo kërkesë për shndërrim të energjisë elektrike në energji termike. Edhe ky proces e ngarkon shumë rrjetin”, ka thënë Buzhala.