Arifi: Komplet projekti i energjetikës në Kosovë me Kurtin është kthyer në zero

Aktuale

Arifi: Komplet projekti i energjetikës në Kosovë me Kurtin është kthyer në zero

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 22:47
Avni Arifi

Opinionisti politik Avni Arifi ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e energjisë elektrike.

Ai ka deklaruar se me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet i gjithë projekti i energjetikës në vend është kthyer në zero.

“Nuk i kanë dhënë prioritet përveç që është refuzuar ‘Contour Global’ sepse kanë thënë se nuk është kontrata më e mirë, ata e kanë refuzuar edhe gazin amerikan që do të na jepte edhe 450 megavat, dhe me 950 megavat ne do të kishim mundësi edhe të eksportojmë energji elektrike.

Komplet projekti i energjetikës në Kosovë me Qeverinë Kurtin është kthyer në zero”, ka thënë Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat