Maqedonci: Nuk kam informacion se Kosova ka marrë ofertë për anëtarësim të përshpejtuar në NATO

Aktuale

Maqedonci: Nuk kam informacion se Kosova ka marrë ofertë për anëtarësim të përshpejtuar në NATO

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 23:09
Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se nuk informacione zyrtare se Kosovës i është ofertë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO gjatë qeverisjes së Kurtit.

Për një planë të tillë ditë më parë ka folur Haki Abazi, ish- deputet i Vetëvendosjes dhe ish- kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit.

Por, Maqedonci ka thënë se nuk informacion për një gjë të tillë, pasi që ai një kohë ka qenë pjesë e FSK-së gjatë qeverisjes së Kurtit.

“Unë nuk e kam ndonjë informacion të tillë zyrtarë. Në një periudhë kam qenë edhe pjesë e FSK dhe nuk kam pasur qasje të drejtpërdrejtë në këto informacione. Kjo çështje nëse është diskutuar, është diskutuar në nivelin e kryeministrave apo në nivelet më të larta politike të vendit. Personalisht nuk e kam një informacion të tillë”, ka thënë Maqedonci.

Abazi tani kanididat për deputet nga AAK, ka thënë se ka qenë pjesë e takimeve të kryesuara nga Kurti me senatorë e kongresmen amerikan, të cilët siç ka thënë ai për këtë kanë kërkuar ecje përpara në dialog.

“Nuk është refuzuar në kuptimin që nuk e pranojmë anëtarësimin në NATO, nuk është punuar nuk është marrë me çështjen e atij diskutimi, kam qenë pjesë e atij diskutimi si kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme. Është shtruar çështja e kapërcimit të gjitha barrierave, kjo ka qenë pak muaj pas fillimit të luftës në Ukrainë. Kryeministri Kurti ka qenë në udhëheqje të takimit dhe nuk është kuptuar ose nuk është dashtë të kuptohet seriozisht ardhja e senatorëve dhe kongresmenëve amerikan. Qëllimi i vizitës së tyre ishte anëtarësimi në NATO dhe përgatitja që katër vendet mosnjohëse të NATO-s të mos jenë pengesë”, është shprehur Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat