Hovenier e Gërvalla takohen në kompleksin e Jusuf e Bardhosh Gërvallës

Aktuale

Hovenier e Gërvalla takohen në kompleksin e Jusuf e Bardhosh Gërvallës

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 23:40
Foto nga takimi

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka realizuar takimin e fundit me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, në kompleksin memorial të Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës në Dubovik.

“Ishte privilegj të bashkohesha me zëvendëskryeministren dhe ministren e Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz në kompleksin memorial të babait dhe xhaxhait të saj, Jusuf dhe Bardhosh Gervalla, në Dubovik për takimin tonë lamtumirës”, ka shkruar Hovenier.

Sipas postimit të ambasadorit, ata kanë diskutuar për përkushtimin e përbashkët drejt rrugëtimit evropian.

“Diskutuam progresin që ka bërë Kosova gjatë mandatit tim këtu dhe përkushtimin e qeverisë së SHBA-së për avancimin e rrugës evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, vazhdon Hovenieri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat