Haradinaj: Çdo largim i Kosovës prej perëndimit favorizon Serbinë

Aktuale

Haradinaj: Çdo largim i Kosovës prej perëndimit favorizon Serbinë

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 23:46
Daut Haradinaj

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Daut Haradinaj, ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për veprime që, sipas tij, shkojnë në favor të Serbisë.

Haradinaj theksoi se veprimet e Qeverisë Kurti kanë ndihmuar Serbinë të pozicionohet si viktimë në arenën ndërkombëtare, ndërsa Kosova shihet si agresore.

“Veprimet që i shkojnë në favor Serbisë dhe që e kanë nxjerrë Serbinë viktimë, e neve agresorë, na bëjnë me dyshu që krejtësisht janë në koordinim.

Edhe çdo veprim i tij ( i kryeministrit Kurti), çdo largim i Kosovës prej perëndimit është favor që i shkon Serbisë. Dhe këtë e bën përpos një njeri i tyre”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat