Profesori Enver Bytyçi në një postim në Facebook ka reaguar me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier.
Ai postoi një fotografi nga takimi i Hovenier me Gërvallën, ku shihej me lot në sy.
Ndonëse ka pasur raste kur ka qenë kritik ndaj tij, profesori tha se një ambasador që largohet nga një vend me lot dhimbjeje për sakrificat e vendit ku shërbeu, është padyshim një burrë/ambasador i ndershëm.
“Ju po largoheni nga Kosova! Madje me lot në sy për fatin e një heroi të jashtëzakonshëm e luftëtari të paepur për lirinë e Kosovës, Jusuf Gërvalla! Jusuf Gërvalla ishte dhe mbetet hero i gjallë i Kosovës, i cili u flijua për vendin e tij. E vranë falangat e shtetit të Federatës Jugosllave, saktësisht të Serbisë”, shkroi Bytyçi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
I dashur ambasdor Hovenier,
Nje ose dy herë kam qenë kritik ndaj jush! Por kjo foto më bën të besoj fort se ju jeni një diplomat që humanizmin, paqen dhe të drejtën e keni parimin tuaj bindës!
Ju po largoheni nga Kosova! Madje me lot në sy për fatin e një heroi të jashtëzakonshëm e luftëtari të paepur për lirinë e Kosovës, Jusuf Gërvalla! Jusuf Gërvalla ishte dhe mbetet hero i gjallë i Kosovës, i cili u flijua për vendin e tij. E vranë falangat e shtetit të Federatës Jugosllave, saktësisht të Serbisë.
Një ambasador, një burrë që largohet nga një vend me lot dhimbjeje për sakrificat e vendit ku shërbeu, është padyshim një burrë/ambasador i ndershëm, human e sensibel, që e ndjen dhimbjen e madhe të asaj që Serbia ka shkaktuar në Kosovë!
Kjo është një mbyllje spektakolare e misionit tuaj në Kosovë dhe ne ndjehemi krenar me ju, ambasador Hovenier!
Faleminderit dhe Zoti ju bekoftë!