Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, KQZ tregon të dhënat

Aktuale

Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, KQZ tregon të dhënat

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 00:47
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi

Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht, ka përfunduar më 26 dhjetor 2024.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se periudha 120 ditore për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës ka përfunduar. 

"Sipas të dhënave preliminare, numri i shtetasve të Kosovës që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26 dhjetor 2024, deri në orën 23:59 është: 90,860, ndërkaq numri i aplikimeve që janë në shqyrtim është: 18,244", tha ai për RTKlive.

Velezi tha se shqyrtimi i aplikimeve të pranuara do të vazhdojë edhe gjatë ditës së premte.

"Do të bëjmë përpjekje që në një kohë sa më të shpejtë të kemi një raport përfundimtar për numrin e shtetasve të regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, të ndarë sipas mënyrës së votimit dhe sipas shteteve", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat