Ademi e quan gabim deklaratën e Maqedoncit për kohën se kur do vijnë Javelinët

Aktuale

Ademi e quan gabim deklaratën e Maqedoncit për kohën se kur do vijnë Javelinët

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 00:54
Ejup Maqedonci

Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Mensut Ademi e ka quajtur të gabueshme deklaratën e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, se një pjesë e sistemit Javelin do të vijnë në Kosovë në vitin 2025.

Ai ka thënë se informacione të tilla nuk duhet të jepen në publik, sepse siç ka thënë ai më këtë ndihmohet armiku.

“Nëse një ministër tregon se çfarë ka FSK-ja e ka rreziku komandantin me gjithë ushtarët e vet. Në aspektin shkencor thuhet që strategjinë e shtetit, institucionet e tua, vendet elite nuk duhet të tregohen se çka ki. Ajo është forca e jote. Çka ka me dal ministri sa Javelina kanë me ardhur “, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci ka thënë se presin që gjatë vitit 2025 një pjesë të sistemit Javelin, të blerë në SHBA t’i kenë në Kosovë.

Ai ka thënë një nga bisedat gjatë vizitës që do ta ketë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në janar do të jetë edhe çështja e ardhjes së sistemit Javelin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat