Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier do të mbajnë sot takim lamtumirës në Presidencë.
Pas kësaj, si pjesë përmbyllëse të mandatit të ambasadorit në Republikën e Kosovës, ata do të bëjnë homazhe tek shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Pas homazheve do të ketë deklarim për media.
Ambasadori Hovenier, ditë më parë njoftoi largimin e tij nga detyra pas periudhës së gjatë të shërbimit në Kosovë.
Hovenier tregoi madje se edhe do pensionohet me përfundimin e misionit të tij diplomatik në Prishtinë, pas një karriere të suksesshme, ku siç tha, SHBA kontribuoi në forcimin e marrëdhënieve me Kosovën që të avancohet në ato që ka arritur si shtet.