Ejupi-Hajzeraj: Të gjitha partitë kanë vrapuar në diasporë

Aktuale

Ejupi-Hajzeraj: Të gjitha partitë kanë vrapuar në diasporë

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 09:28
Pranvera Ejupi-Hajzeraj

Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj ka komentuar regjistrimin e diasporës për të votuar në zgjedhjet e shkurtit.

Ejupi-Hajzeraj ka thënë se diaspora është politizuar.

“Po e shohim që viteve të fundit e kanë përfshi shumë diasporën. Të gjitha partitë politike kanë vrapuar në diasporë, por trendin e ka sjellë Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë ajo.

Sipas Ejupi-Hajzeraj, diaspora vetëm joshet dhe se kandidatët atje nuk marrin ndonjë post të rëndësishëm nga partitë politike pas ardhjes në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat