Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj ka komentuar regjistrimin e diasporës për të votuar në zgjedhjet e shkurtit.
Ejupi-Hajzeraj ka thënë se diaspora është politizuar.
“Po e shohim që viteve të fundit e kanë përfshi shumë diasporën. Të gjitha partitë politike kanë vrapuar në diasporë, por trendin e ka sjellë Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë ajo.
Sipas Ejupi-Hajzeraj, diaspora vetëm joshet dhe se kandidatët atje nuk marrin ndonjë post të rëndësishëm nga partitë politike pas ardhjes në pushtet.