Maqedonci: Më shumë reagime për reduktime të energjisë, se për sulmin në Ibër -Lepenc

Aktuale

Maqedonci: Më shumë reagime për reduktime të energjisë, se për sulmin në Ibër -Lepenc

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 09:55
Ejup Maqedonci

Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes dhe kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se  reagimet për reduktime  të energjisë  elektrike në disa zona të vendit për disa orë, kanë qenë më të mëdha se sa për sulmin në kanalin e Ibër – Lepencit, që sipas tij ka mund ta lë Kosovën pa energji me muaj të tërë.

Maqedonci ka thënë se është shqetësuese edhe reduktimet e energjisë elektrike, por sipas tij sulmi i 29 nëntorit ka mundur ta lë Kosovën me muaj pa energji elektrike dhe se për këtë rast siç është shprehur ai, kishte reagim të “vakët”.

“Normalisht çdo mungesë e shërbimit esencial është i rëndësishëm. Kemi pas sulm nga Serbia për të shkatërruar  komplet infrastrukturën kritike, energjetike të vendit tonë dhe kemi pas një reagim shumë të vakët, të këtyre që po kritikojnë qeverinë tonë për mungesë të rrymës për një periudhë të caktuar. Pra më pak ka pas reagime  ndaj atyre grupeve që kanë tentuar që ta lënë komplete Republikën e Kosovës pa energji elektrike për muaj të tërë se ndaj rastit të reduktimeve të zakonshme”, ka thënë Maqedonci.

Shumë pjesë të vendit janë përballë me reduktime të energjisë elektrike, në një kohë kur temperaturat kanë shënuar rënie.

Kjo ka bërë që të ketë reagime  nga shumë qytetarë por edhe përfaqësues të partive opozitare e figura publike.

Maqedonci ka folur edhe për raportiemt për reduktime të energjisë elektrike  në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas tij, kjo ka ndodhë për shkak të punimve në rrejt nga KEDS-i  por se të gjithë gjeneratorët në kazermë kanë funksionuar.

Sa i përket zgjedhjeve të 9 shkurtit, ai ka thënë se VV-ja do të dal përsëri fituese dhe se siç ka thënë ai nuk refuzojnë të kenë edhe më shumë se 500 mijë vota, shifër kjo që kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe VV po e kërkojnë.

“Nuk refuzojmë të kemi edhe më shumë se 500 mijë vota, por kjo mundëson që qeverija të bëhet nga një program politik nga një parti politike”, ka thënë Maqedonci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat