Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes

Aktuale

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 10:01
Pamje nga Gjykata

Edmon Lajçi është shpallë fajtor dhe dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij, Gjyljeta Ukellës në prill të këtij viti në Pejë.

Vendimi është marrë të premten në Gjykatën Themelore në Pejë.

Lajçi kishte pranuar veprën në seancën e kaluar duke kërkuar falje.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Lajqi dënohet me burgim të përjetshëm për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë” , kurse për armëmbajtje pa leje gjyqtari Povataj tha se nuk ka dënim, ndërsa i është konfiskuar arma me të cilën e ka kryer krimin.

Ai e ka pranuar fajësinë të martën, në seancën fillestare për rastin të mbajtur në Gjykatën Themelore në Pejë.

Familjarët e Ukellës e kanë mirëpritur vendimin e gjykatës.

Sipas aktakuzës së ngritur më 19 nëntor nga Prokuroria Themelore në Pejë, Lajqi akuzohet se më 16 prill, rreth orës 8 të mëngjesit, me dashje dhe me pistoletë e ka vrarë bashkëshorten e tij në banesën e tyre në rrugën “Bill Klinton” në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat