Familja e Gjyljeta Ukellës është shprehur e kënaqur me vendimin e gjykatës për dënim me burgim të përjetshëm për Edmond Lajçin.
Vëllai i saj, Shpat Ukella tha se më këtë vendim u është lehtësuar dhimbja dhe se drejtësia u arrit.
“Vendimi i gjykatës na e lehtësoi dhimbjen jemi shumë të lumtur, falënderojmë gjykatën prokurorinë, Policinë e Kosovës.
Drejtësia është veç kështu dhe s’ka ndryshe”, ka thënë ai në një deklarim për media pas përfundimit të seancës.
“I falënderoj gjykatësit për vendimin e dhënë, si familje jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur, e falënderoj prokuroren Valbona Disha Haxhosaj, falënderoj Policinë e Kosovës për punën e bërë deri më tani. Ne Gjyljetën nuk mundemi me e kthy por të paktën i pushon trupi dhe shpirti i saj në mënyrën më të mirë, se është vra në mënyrën më tinzare që mundet me u vra një person, duke e pirë kafenë e mëngjesit”, ka potencuar ai.