Kryeshefi i KOSTT thotë se problemet me rrymën vazhdojnë edhe javën tjetër

Aktuale

Kryeshefi i KOSTT thotë se problemet me rrymën vazhdojnë edhe javën tjetër

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 10:40
Evetar Zeqiri dhe Artane Rizvanolli

Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Evetar Zeqiri, pas takimit që pati me ministren Artane Rizvanolli dhe përfaqësuesin e KEDS, tha se sistemi elektro-energjetiik është duke u përballur me ngarkesa të mëdha.

Ai tha se “është duke bërë maksimumin që të operojë me kapacitet e tona”, ndërsa tha se ngarkesat më të mëdha janë në disa komuna të caktuara si Ferizaj, Malisheva e  Fushë Kosova.

Sipas Zeqirit, problemet me energjinë elektrike në disa rajone të Kosovës priten të zgjasin edhe gjatë javës së ardhshme.

“Problemi është i përkohshëm, pra vetëm në këtë javë dhe javën tjetër dhe pas kësaj pritet të çlirohen kapacitetet dhe të ulet ngarkesa dhe nuk do të ketë pengesa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat