​Bastiset edhe Drejtoria paralele e Urbanizmit në veri të Mitrovicës

Aktuale

​Bastiset edhe Drejtoria paralele e Urbanizmit në veri të Mitrovicës

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 11:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës është duke bastisur objektin ku janë zhvilluar aktivitete të të ashtuquajturës Drejtori e Urbanizmit të Komunës paralele në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

"Po, policia është duke bastisur këtë objekt.

Është konfiskuar dokumentacioni dhe disa prej të punësuarve aty po intervistohen", ka thënë mes tjerash Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat