Qeveria ka miratuar sot vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 euro për fundvit të gjithë pensionistëve dhe fëmijëve deri në 16 vjeç, në mbledhjen e fundit që u mbajt për këtë vit.
Ky vendim u miratua me të gjitha votat për, disa ditë pasi kryeministri Albin Kurti njoftoi për vendimin e marrë.
“Të dashur qytetarë, siç ju kemi njoftuar bashkë me ministrin Murati të dielën, qeveria është e përkushtuar që atëherë kur kemi rritje ekonomike e të hyra buxhetore, ato të rishpërndahen tek ata që më së shumti kanë nevojë.
Andaj të dashur fëmijë, të gjithë ju të moshës nga 0-16 vjeç, dhe të gjithë që jeni pranues të shtesave mujore për fëmijë edhe sivjet do t’i përfitoni nga 100 euro, e gjithashtu edhe pensiomarrësit e kualifikuar”, tha Kurti.