Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mburrur për punën e qeverisë në vitin 2024.
Ai para kabinetit qeveritar të premten renditi 10 sukseset që sipas tij, kanë ndodhur gjatë 12 muajve të fundit.
Kreu qeveritar përmendi forcimin e pasaportës së Kosovës, inkasimin e të hyrave për energjinë elektrike në veri, mbylljen e strukturave paralele, pavarësimin energjik, rritjen e pagës minimale, rritja e pensioneve, trefishimi i shtesave për fëmijë, përmirësimi i shëndetësisë publike, si dhe funksionalizimi i fabrikës së municioneve.
Kurti ndau shqetësimin e tij edhe për ndërprerjet e energjisë elektrike.