“Nuk iu plotësua dëshira” – Vëllai i Ukellës i çon mesazh avokates që tha se dënimet e larta s’janë efektive

Aktuale

“Nuk iu plotësua dëshira” – Vëllai i Ukellës i çon mesazh avokates që tha se dënimet e larta s’janë efektive

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 13:04
Shpat Ukella dhe motra e tij

Edmond Lajqi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukella. Familja e të ndjerës janë shprehur të kënaqur me vendimin e Gjykatës, duke theksuar se vetëm kështu do të pushojë në paqe shpirti i viktimës.

Shpat Ukella, vëllai i të ndjerës Gjyljeta Ukella, ka potencuar së dënimi është i merituar, pasi siç thotë ai, e ndjera është vrarë në formën më mizore, duke pirë kafenë e mëngjesit

“I falënderoj gjykatësit për vendimin e dhënë, si familje jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur, e falënderoj prokuroren Valbona Disha Haxhosaj, falënderoj Policinë e Kosovës për punën e bërë deri më tani.

Ne Gjyljetën nuk mundemi me e kthy por të paktën i pushon trupi dhe shpirti i saj në mënëyrn më të mirë, se është vra në mënyrën më tinzare që mundet me u vra një person, duke e pirë kafenë e mëngjesit”, ka thënë ai.

Tutje, vëllai i Gjyljeta Ukellës, i ka çuar një mesazh avokates Adelina Hoxha, e cila para disa ditësh, derisa ishte e ftuar në një emision në lidhje me rastin e Gjyljeta Ukellës, tha se “sa po rriten dënimet, po rriten vrasjet”.

“Deshta të them që sa po rriten dënimet, po rriten vrasjet, kështu që dënimet e larta nuk janë duke e kry efektin e vetë, kështu që diku tjetër është problem”, ka thënë ajo dy ditë më parë në një emision.

E vëllai i Gjyleta Ukellës, iu përgjigj asaj, duke thënë se “nuk iu plotësua dëshira”.

“Avokatja Adelina Hoxha para disa ditësh ka thënë se nuk duhet të dënohen, deshta veç me i thonë që nuk iu plotësua dëshira, se Gjykata dhe drejtësia e bëri punën e vetë dhe e dënoi me burgim të përjetshëm”, ka deklaruar ai 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat