Bedri Hamza pret ambasadorin zviceran: Kosova e përkushtuar të ndërtojë paqe të qëndrueshme dhe të ecë përpara

Aktuale

Bedri Hamza pret ambasadorin zviceran: Kosova e përkushtuar të ndërtojë paqe të qëndrueshme dhe të ecë përpara

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 13:26
Bedri Hamza dhe Jürg Sprecher

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar sot ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher. Hamza ka treguar se me ambasadorin zviceran ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona.

Ai ka thënë se Kosova është e përkushtuar të ndërtojë paqe të qëndrueshme dhe të ecë përpara në rrugën e integrimeve euroatlantike.

“Me përfaqësuesin e Zvicrës në Kosovë, ambasadorin Jürg Sprecher, biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona.

Në çdo fushë të jetës sociale dhe ekonomike, si në të kaluarën, ashtu edhe sot, Zvicra i ka dhënë gjithnjë përkrahje Kosovës. Kosova është e përkushtuar të ndërtojë paqe të qëndrueshme dhe të ecë përpara në rrugën e integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat