Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka quajtur skandaloze shpenzimin e 560 milionë eurove për të blerë rrymë për katër vite.
Për Limajn është e rëndësishme të kemi pavarësim energjetik, prandaj ai ka dhënë premtim se kjo do të ndryshojë pas 9 shkurtit.
Postimi:
Statistikat e publikuara në media për shumat marramendëse të paguara për import të energjisë elektrike tregojnë fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie.
Për katër vite, sipas raporteve të publikuara janë shpenzuar rreth 560 milionë euro për të blerë rrymë. Kjo më të vërtetë është skandaloze.
Prandaj, të nderuar qytetarë, është shumë më rëndësi ta kemi pavarësimin energjetik.
Dhe ne do ta bëjmë, nëse na jepni besimin më 9 shkurt.
Brenda tri viteve, ne do ta ndërtojmë termocentralin më 500 megavat dhe do ta zgjdhim një herë e përgjithmonë çështjen e energjisë elektrike.
Prioritet i yni ështe edhe renovimi dhe transformimi i blloqeve ekzistuese.
Ky është zotimi im dhe më mbani për fjalë.
FL