Sallahu nga VV-ja dorëzoj ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP për certifikimin e Listës Serbe

Aktuale

Sallahu nga VV-ja dorëzoj ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP për certifikimin e Listës Serbe

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 15:30
Blerim Sallahu

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që urdhëroi KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ankesa është dorëzuar nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu. Më 25 dhjetor, PZAP-ja aprovoi ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit të KQZ-së për të mos ta certifikuar atë.

Sipas arsyetimit të këtij mekanizmi, Lista Serbe me aplikimin e saj për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore të kërkuara.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e LVV-së, Sami Kurteshi, të enjten ka thënë se nuk do të ankohen në Supreme, pasi sipas tij edhe ajo do ta ketë të njëjtin arsyetim për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat