“Një Javeline është si një tanke e Serbisë”

Aktuale

“Një Javeline është si një tanke e Serbisë”

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 16:02
Lutfi Bilalli

Kosova pritet të bëhet së shpejti vend i raketave Javeline, ndërsa eksperti i gjeopolitikës, Lutfi Bilalli, ka zbuluar detaje mbi procesin dhe rëndësinë strategjike të tyre.

Sipas Bilallit, 246 raketa Javelin do të vijnë në Kosovë, duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend.

Ai shpjegoi se Javelin nuk është vetëm një armë antitank, por edhe një sistem i avancuar për goditjen e objektivave të fortifikuara dhe njësive të motorizuara.

“Rëndësia e tyre është e posaçme. Mendoj që kjo është një mundësi e madhe për Kosovën. A janë saktësisht 246, nuk e di, por ajo që është e sigurt është se kompania që qëndron pas këtij procesi është serioze dhe e respektuar, duke u renditur në vendin e 98-të në mesin e 500 kompanive më të mira në Turqi”,  tha Bilalli gjatë emisionit “Kosova Today”..

Ai gjithashtu theksoi se një Javelin i vetëm mund të jetë vendimtar për neutralizimin e një tanku armik, duke i dhënë Kosovës një avantazh të rëndësishëm strategjik.

“Një Javeline është po njësoj me një tanke të Serbisë”, u shpreh Bilalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat