“Po presim edhe shtetin e tretë shqiptar”, Ngjela me deklaratë të fortë: Po shkojmë drejt bashkimit kombëtar!

Aktuale

“Po presim edhe shtetin e tretë shqiptar”, Ngjela me deklaratë të fortë: Po shkojmë drejt bashkimit kombëtar!

Nga: A.M. Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 17:10
Spartak Ngjela

Avokati shqiptar Spartak Ngjela ka bërë një shkrim në lidhje me zhvillimin e dy shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë, ndër vite.

Ai ndër të tjera potencoi faktin se si kemi qenë populli më i rrezikuar sepse sllavët kanë dashur të na zhduknin si popull. Në këtë pikë, përmendi edhe dëmet që na kanë shkaktuar pushtesit ndër vite.

“Asgjë nuk na bëjnë dot më pushtuesit tanë të egërsisë antinjerëzore.

Jemi në riardhjen e shqiptarisë si Arbëri moderne, edhe në Shqipëri dhe, edhe në Kosovë, por edhe në Maqedoninë e Vrriut gjithashtu.  Kurse individët e antishqiptarizmit janë futur brenda grackës së tyre

Dhe sot ne shqiptarët jemi mbi 6 milionë shqiptarë në Gadushullin Ilirik.

Askush nuk na prek dot. Dhe ne po presim edhe shtetin e tretë shqiptar, nëse Maqedonia e Vetiut do të ndahet midis shqiptarëve dhe bullgarëve; por ama po kështu edhe çështja e Çamërisë ka të ardhmen e vet”, shkroi ndër të tjera Ngjela, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Ende ne shqiptarët nuk e kemi nxjerrë dot doktrinën tonë për zhvillimin e shqiptarisë në të dy shtetet shqiptarë që kemi sot: në Shqipëri dhe në Kosovë.

Por kjo nuk ka shumë rëndësi, sepse edhe kjo do të vijë. Por ne po ecim, në të dy shtetet.

Kemi qenë populli më i rrezikuar sepse sllavët kanë dashur të na zhduknin si popull, pasi na pushtuan territoret tona me dyndje hordhish në 200 vite rresht.

Por shqiptarët mbijetuan në shekuj dhe tani janë në zhvillimin e tyre kombëtar në të dy shtetet shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Asgjë nuk na bëjnë më dot ish pushtuesit tanë.

Dhe sot jemi në një gjendje të fortë. Dhe këtë e dinë edhe armiqtë tanë.

Ende nuk e kemi filluar një zhvillim të madh ekonomik; por çdo shqiptar duhet ta dijë se në katër vite rresht, 1992-1996, Beogradi na shkatërroi 500 fabrika dhe uzina në Shqipëri.

Shqiptarët me varfërinë e tyre me djersë dhe me mund, i kishin ngritur, por ja që nuk i gëzuan dot.

Por tani ne jemi të fortë. Asgjë nuk na bëjnë dot më pushtuesit tanë të egërsisë antinjerëzore.

Jemi në riardhjen e shqiptarisë si Arbëri moderne, edhe në Shqipëri dhe, edhe në Kosovë, por edhe në Maqedoninë e Vrriut gjithashtu.  Kurse individët e antishqiptarizmit janë futur brenda grackës së tyre

Dhe sot ne shqiptarët jemi mbi 6 milionë shqiptarë në Gadushullin Ilirik.

Askush nuk na prek dot.

Të gjithë kundërshtarët këtu rrotull nesh që janë edhe pushtues territoresh shqiptare, janë në krizë morale, kurse ne po shkojmë drejt forcës së bashkimit kombëtar.

Kjo është koha e shqiptarisë.

Dhe ne po presim edhe shtetin e tretë shqiptar, nëse Maqedonia e Vetiut do të ndahet midis shqiptarëve dhe bullgarëve; por ama po kështu edhe çështja e Çamërisë ka të ardhmen e vet.

Historia e Arbërisë etnike moderne ka filluar që në vitin 2008, dhe po ecën drejt frymës së bashkimit tonë shqiptar. Viti 2008 ishte viti i rikthimit të profilit të vërtetë shqiprar në historinë botërore, dhe prandaj askush, asnjë shqiptar nuk duhet ta harrojë se, për të çliruar Kosovën nga terrori serb, politika amerikane bombardoi Beogradin.

Dhe prandaj me anë të kësaj politike do të vijojë, se ne shqiptarët në Ballkanin Perëndimor jemi populli më proamerikan dhe properëndimor i Gadushillit tonë Ilirik.

Dhe prandaj kjo është koha jonë. Dhe kjo kohë do të vinte, ashtu siç e kishin parashikuar Rilindësit tanë të mëdhenj.

Kurse antishqiptarët që janë struktur e që janë brenda nesh, ditët i kanë të numëruara.

SPAK pikërisht për këtë gjë ka dalë: për shpëtimin e Shqipërisë nga Korrupsioni. Dhe gjithkush duhet ta dijë që krerët e mëdhenj të korrupsionit në Shqipëri janë veglat qorre të antishqiptarisë ndërkombëtare, që tani i kanë ulur veshët se nuk i bëjnë dot më asgjë shqiptarisë dhe shqiptarëve në të dy shtetet shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Dhe prandaj kjo kohë historike është koha e shqiptarëve dhe sigurisht që do të ecë drejt bashkimit tonë kombëtar.

Dhe kurrë mos e harroni se, bashkimi ynë kombëtar, brenda dy apo tre vitesh, e dyfishon nivelin ekonomik të Shqipërisë dhe Kosovës.

Prisni dhe shikoni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat