Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar për situatën me energjinë elektrike.
Ai e ka quajtur tregtar të energjisë Martin Berishajn.
Postimi i plotë:
Per 4 vjet, mbi 700 milion euro të shpenzuara për blerje të energjisë elektrike nga jashtë!
Tregtari kryesor i kësaj energjie është Martin Berishaj. Ndërkohë, qeveria nuk arriti:
• Të rinovojë termocentralet e Kosovës sipas planit;
• Të investojë në kapacitete të reja energjetike;
• Të zhvillojë sektorin energjetik si duhet.
Krimi dhe keqmenaxhimi në sektorin e energjisë po e shkatërrojnë buxhetin e shtetit. Qeveria e Kosovës, në vend që ta ndalojë këtë gjakderdhje financiare, po e mundëson atë. Ndërkohë, qytetarët anembanë vendit po ngrijnë nga i ftohti.
Fajtor për këtë situatë është Albin Kurti!