Arben Gashi: Për 4 vjet, 700 milionë shpenzime për blerje të energjisë – tregtari është Martin Berishaj

Aktuale

Arben Gashi: Për 4 vjet, 700 milionë shpenzime për blerje të energjisë – tregtari është Martin Berishaj

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 17:28
Arben Gashi

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar për situatën me energjinë elektrike.

Ai e ka quajtur tregtar të energjisë Martin Berishajn.

Postimi i plotë:

Per 4 vjet, mbi 700 milion euro të shpenzuara për blerje të energjisë elektrike nga jashtë!

Tregtari kryesor i kësaj energjie është Martin Berishaj. Ndërkohë, qeveria nuk arriti:

• Të rinovojë termocentralet e Kosovës sipas planit;

• Të investojë në kapacitete të reja energjetike;

• Të zhvillojë sektorin energjetik si duhet.

Krimi dhe keqmenaxhimi në sektorin e energjisë po e shkatërrojnë buxhetin e shtetit. Qeveria e Kosovës, në vend që ta ndalojë këtë gjakderdhje financiare, po e mundëson atë. Ndërkohë, qytetarët anembanë vendit po ngrijnë nga i ftohti.

Fajtor për këtë situatë është Albin Kurti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat