Gashi-Bytyqi: Ekspertiza ka rezultuar se Lajçi ka vrarë bashkëshorten e tij me vetëdije të plotë

Aktuale

Gashi-Bytyqi: Ekspertiza ka rezultuar se Lajçi ka vrarë bashkëshorten e tij me vetëdije të plotë

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 19:38
Fehmije Gashi-Byqyqi

Fehmije Gashi-Byqyqi avokatja e familjes Ukella ka thënë se dënimi i përjetshëm për Edmond Lajçin e cili ka vrarë bashkëshorten e tij Gjyleta Ukellën ka qenë i merituar.

Kjo pasi nga ekspertiza e eksperteve të psikiatrisë forenzike ka rezultuar se Lajçi ka qenë me vetëdije të plotë në momentin që ka kryer vrasjen.

“Kërkova dënim të përjetshëm pasi vepra penale është kryer me dashje dhe planifikim, me gjakftohtësi e ka dërguar vajzën në shitore dhe e  kryer veprën penale me një plumb në ballë. Madje i njëjti sic ka rezultuar edhe nga ekspertiza e eksperteve të psikiatrisë forenzike ka dal se në momentin e kryer se veprës penale ka qenë me vetëdije të plotë”, ka thënë ajo në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ajo tha se fëmijët e Gjyljetës janë duke qëndruar të familja Ukella.

“Nuk kam pa familje më të organizuar. Janë duke qëndruar të dajtë. Nuk kanë kërkuar ta shohin babin e tyre, port a shohim në vazhdim sepse ata janë duke u rritur”, ka deklaruar ajo.

Edmond Lajçi është shpallë fajtor dhe dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij, Gjyljeta Ukellës në prill të këtij viti në Pejë.

Vendimi është marrë të premten në Gjykatën Themelore në Pejë.

Për vëllaun e Gjyljetës, Shpatin, ky dënim ua ka lehtësuar dhimbjen familjes Ukella.

Ukella thotë se iu është kthyer besimi në drejtësi.

Ai tha se edhe gjendja e fëmijëve është e mirë dhe janë pranë familjarëve të nënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat