Anëtari i kryesisë së NISMA-s, Fatmir Matoshi ka thënë se deklarata e kryeshefit të KOSTT-it, Evetar Zeqiri i cili ka deklaruar se reduktimet e energjisë janë pasojë e zhvillimit ekonomik është qesharake.
Ai tha se duke iu referuar deklaratave tjera dhe nivelit të tyre, kjo e fundit nuk është e habitshme, derisa ka shtuar se Qeveria nuk ka bërë asgjë për të ofruar furnizim të rregullt.
“Po shihet që përkushtimi i Qeverisë nuk ka qenë dhe nuk është për furnizim me energji elektrike. Sot e dëgjuam argumentin më qesharak që ka mundur më dhanë dikush se reduktimet janë si pasojë e zhvillimit ekonomik, por për nivelin e deklaratave që kemi dëgjuar nuk është e habitshme”, ka deklaruar ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.
Tutje, ai tha se vendi që një kohë të gjatë është kapur sic tha ai mafia energjetike.
“Pa dyshim që është një tallje me qytetarët… Unë mendoj që vendi që një kohë të gjatë është i kapur nga mafija energjetike dhe sipasojë e interesave personale sot qytetarët ballafaqohen në këto temperatura me mungesë të energjisë elektrike 12-15 orë.
Ndryshe, shumë vende në Kosovë ditëve të fundit po përballen me mungesë të energjisë elektrike.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kanë marrë me shqetësim ankesat e qytetarëve për reduktime të energjisë elektrike.
Ai ka thënë se këto shqetësime i kanë përcjellë në KOSTT dhe KEDS, nga të cilët kanë kërkuar angazhim maksimal për sigurim të energjisë.