Anëtari i kryesisë së NISMA-s, Fatmir Matoshi ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka ndonjë sukses të treguar në veri.
Kjo sipas tij zgjidhjet në atë pjesë janë politike dhe është dashur që të përmbyllet çështja e dialogut.
Tutje, ai tha se sa herë Kosova nuk është dakoorduar me aleatët nuk i ka rënë mirë, duke iu referuar sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës.
“Nuk ka sukses të kësaj Qeveri në veri, sepse zgjidhjet janë politike dhe duket të jenë politike. Nuk mundesh më bë zgjidhje të imponuara askund qytetarëve…Është dashur këta zotrit me përmbyll çështjen e dialogut. Ne sa herë jemi marrë vesh me aleatët me partnerët tona na ka rënë mirë. Kur kemi fillu me i rrejt, sikurse Qeveria aktuale atëherë përballemi me sanksione dhe jemi të kritikuara të aleatëve tonë”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata “.