Aktivistja Igballe Huduti e ka thënë se Skënderbeu asnjëherë nuk ka luftuar për fe, teksa ka komentuar lëvizjen e Deçanit.
Ajo në emisionin “Adresa”, ka thënë se shqiptarët janë munduar dhe ende mundohen me i dhanë një ngjyrim fetar, por për nga feja krishtere.
“Sa i përket ngjyrimeve fetare që dojnë me i dhanë çoftë përmes institucioneve, ne si shqiptarë pak islamofob, më pak se në Perëndim.
Ne si shqiptarë jemi mundu dhe ende mundohemi që me i dhanë një ngjyrim fetar por nga feja krishtere, duke filluar nga ai posteri i madh i Nënës Terezë, normal ne e njohim si figurë humanitare, por jo aq shumë me e favorizu sa mundemi me e favorizu Skënderbeun si një figurë kombëtare e jona që na përfaqëson në botë, jo nga aspekti fetar, Skënderbeu kurrë nuk i ka bërë luftërat për fe sa e di unë, por ky ngjyrimi fetar katolik, për me i tregu Evropës nuk krijon ndonjë standard”, ka thënë Huduti.