Basri Beka nga Shoqata Shqiptaria ka thënë se Bashkësia Islame e Kosovës i merr rreth 6 milionë euro nga taksat e qytetarëve.
Ai, ka thënë se çdo ditë në diskursin publik pikërisht nga klerikët islam kemi pasur fyerje të figurave kombëtare.
“Çdo ditë në diskursin publik pikërisht nga klerikët islam kemi pasur fyerje të figurave kombëtare, jo vetëm fryrje ata me punën e tyre arritën me i kap edhe asetet kryesore institucionale të vendit, mos të harrojmë se paku 6 milionë euro merren nga Bashkësia Islame e Kosovës, të cilat nuk vlejnë për bashkësitë tjera fetare.
Janë para direkt të buxhetit të Kosovës nga memorandumet që i kanë dal me komunat, janë para të taksave tona që keqpërdoren”, ka thënë Beka.