Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e ka kujtuar në ditëlindjen e tij, kolonelin Tahir Zemajn, i cili 21 vjet më parë u vra pabesisht së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.
Në një postim në Facebook, Zemaj ka thënë se Tahir Zemaj është komandant i pavdekshëm.
“Në këtë ditë të veçantë të ditëlindjes tënde, ti je sot këtu me ne, ti je në çdo flamur që valëvitet. Ti je në çdo pjesë të tokës së lirë të Kosovës, ti je në çdo zemër që mban gjallë idealet për të cilat luftove”.
” Ti je Kolonel, ti je Hero, ti je gjithmonë Komandant i pavdekshëm dhe ti je frymëzimi jonë i përhershëm”, ka shkruar Zemaj.