Hamza: Pensionet e moshës do të rriten për 70%, Kosova mundet më mirë

Aktuale

Hamza: Pensionet e moshës do të rriten për 70%, Kosova mundet më mirë

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 12:25
Bedri Hamza

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka bërë të ditur se nëse ai do jetë në pushtet do t’i rrisë pensionet e moshës për 70 për qind.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës.

“Duke e rritur kujdesin për pensionistët tanë, ne nderojmë sakrificat e tyre dhe sigurojmë që shoqëria jonë të mbetet e kujdesshme dhe e drejtë për të gjithë qytetarët e saj”.

“Kosova mundet ma mire për pensionistët”, ka thënë Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat