Profesori Enver Bytyçi ka bërë një koment në lidhje me luftën në Ukrainë.
Për këtë gjë, ai tregoi se cila është mundësia për të rivendosur paqen në këtë vend, derisa përmeni edhe njohjen e ankesimit të Krimesë dhe disa pjesëve tjera në favor të Rusisë.
Më tej, ai zhvillimet mes Ukrainë e Rusisë, si dhe qasjen e ndërkombëtarëve ndaj kësaj lufte, i ndërlidhi edhe me Kosovën.
Bytyçi paralajmëroi një rrezik për Kosovën, derisa tha se puna që është bërë në veri është një avanazh i padiskutushëm për vendin tonë.
“Ajo që ka ndodhur këto pesë vitet e fundit në veri të Kosovës dhe shtrirja e sovranitetit faktik të shtetit në atë pjesë të vendit është avantazh i padiskutueshëm që të parandalohet ajo që mund të ndodhë me Ukrainën.
Por nuk mjafton. Lidershipi politik duhet t'u japë garanci qytetarëve se janë e do të jenë zot të të gjithë territorit të vendit. Këtë duhet ta bëjë jo vetëm mazhoranca, por edhe opozita. Kosova është në kulmin e fushatës elektorale dhe ka rastin ta dëshmojë veten në progamet politike, se sa janë të angazhuar dhe si do ta realizojnë në mënyrë përfundimtare shtetësinë në çdo metër katëror të territorit! Kjo është sfida e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Edhe kësaj radhe votohet për shtetësinë dhe sovranitetin e integritetin territorial të Kosovës", shkroi ndër të tjera profesori, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Duket qartë se paqja në Ukrainë do të vijë duke e njohur aneksimin e Krimesë dhe ndoshta të pjesëve lindore të saj në favor të Rusisë. Po tentohet të njihen pushtimet ruse në këtë vend, si mundësia e vetme për të rivendosur paqen. Gjithashtu po shkohet drejt statusit të neutralitetit të Ukrainës së mbetur, çka do të thotë se Rusia do ta ketë dorën e lirë të ndikojë në sistemin politik dhe organizimin e brendshëm të Ukrainës.
Nuk mund të them, nëse kjo zgjidhje është e mirë ose jo. Por i sigurt jam se është zgjidhje e padrejtë dhe e imponuar. Kjo do të thotë se Ukraina po tradhëtohet. Europa po hesht. Amerika e Donald Trump kërkon paqe të shpejtë. Paqja e shpejtë është paqe e imponuar! Imponimi pas tri vitesh luftë dhe gjakderdhje është tragjedi për njërën palë, ukrainasit dhe fitore për agresorin rus.
I shkruajta këta rrjeshta jo për fatin e Ukrainës, sepse ne shqiptarët nuk jemi e as do jemi përgjegjës për zgjidhjet në atë vend. Por për të paralajmëruar se ka një rrezik edhe për Kosovën. Sidoqë Kosova nuk është në situatën e Ukrainës. Ajo që ka ndodhur këto pesë vitet e fundit në veri të Kosovës dhe shtrirja e sovranitetit faktik të shtetit në atë pjesë të vendit është avantazh i padiskutueshëm që të parandalohet ajo që mund të ndodhë me Ukrainën.
Por nuk mjafton. Lidershipi politik duhet t'u japë garanci qytetarëve se janë e do të jenë zot të të gjithë territorit të vendit. Këtë duhet ta bëjë jo vetëm mazhoranca, por edhe opozita. Kosova është në kulmin e fushatës elektorale dhe ka rastin ta dëshmojë veten në progamet politike, se sa janë të angazhuar dhe si do ta realizojnë në mënyrë përfundimtare shtetësinë në çdo metër katëror të territorit! Kjo është sfida e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Edhe kësaj radhe votohet për shtetësinë dhe sovranitetin e integritetin territorial të Kosovës.
Kush beson ndryshe, kush përpiqet që në këto kohë lufte dhe të rivendosjes së një rendi të ri botëror të tërheqë vëmendjen me përparësi te çeshtjet ekonomike e sociale, ai i ve zjarrin vetë shtetit të Kosovës. Madje qëllimisht. Sepse nuk ka zhvillim e përparim në fushat e tjera, ende pa formalizuar shtetin dhe shtetësinë, pa garantuar plotësisht se territori dhe sovraniteti janë jetike për vendin!