Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet në pikat kufitare të Kosovës kanë rënë ndjeshëm, duke shënuar një stabilizim të dukshëm të situatës.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 18:00 të datës 29 dhjetor 2024, pritjet më të gjata regjistrohen në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku koha e pritjes është rreth 30 minuta si për hyrje ashtu dhe dalje.
Ndërkohë, në të gjitha pikat tjera kufitare, pritjet janë minimalizuar në 3-5 minuta, pa pasur kolona.
Ja disa të dhëna nga raporti zyrtar:
Dheu i Bardhë: Pritje deri në 30 minuta, kolona deri në 130 metra.
Merdarë, Jarinje, dhe pikat tjera: Pritje 3-5 minuta, pa kolona.
Për më shumë informacione, qytetarët mund të ndjekin përditësimet në kohë reale në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.