KFOR njofton për patrulla të ushtarëve italianë në bjeshkët e Istogut, publikon pamje

Aktuale

KFOR njofton për patrulla të ushtarëve italianë në bjeshkët e Istogut, publikon pamje

Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 20:05
KFOR

KFOR ka njoftuar se batalioni Kinetik i Komandës Rajonale ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëzhgimi në komunën e Istogut.

Aktivitetet u zhvilluan në kushte ekstreme për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës në terren ku vepronin ushtarët italianë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë banorët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat