Fundviti “pa kontrolle” në qendrat tregtare

Aktuale

Fundviti “pa kontrolle” në qendrat tregtare

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 06:50
Foto ilustrim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka mbetur pa 19 vetura zyrtare. Kështu frekuenca e kontrolleve nëpër qendra tregtare është zvogëluar. Këtë sipas ekonomistëve po e shfrytëzojnë këto shitësit për rritje të çmimeve.

Çmimet e artikujve ushqimorë kanë shënuar rritje.

E për të inspektuar qendrat tregtare, tashmë ka më pak mundësi.

Kjo pasi në këtë fundvit, inspektorët në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë mbetur me fare pak vetura.

“Me ndërprerjen e kontratës së qiramarrjes së veturave, ne si agjenci kemi mbetë tepër keq sepse ato që i kemi pasë në pronësi i kemi të stërvjetëruara. Përveç saj janë edhe pak në numër”, ka thënë Lamir Thaçi zëdhënës për informim në AUV.

E disa prej tyre janë edhe të papërdorshme.

Kjo për shkak të defekteve të shumta që u janë shkaktuar.

“19 vetura i kemi kthy, të cilat të gjitha kanë qenë në shfrytëzim dhe ato kanë qenë kryesoret, ose pjesa dërrmuese e tyre, kanë qenë duke u shfrytëzuar nga ekipet inspektuese. Sigurisht kjo e pengon frekuencën e kontrolleve sepse pa automjet nuk mund të dalësh thuajse askund për të inspektu”, shprehet Thaçi.

Megjithatë nga ekonomistët kërkohet kontroll më i rreptë.

Ndërsa e gjithë kjo situatë sipas tyre po shfrytëzohet nga qendrat tregtare.

“Inspektoratët e ndryshëm që ta përcjellin si në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, poashtu në nivel të komunave që të përcjellin këto qendra tregtare që të mos kenë çmime tavan, por të jenë në kuadër të çmimeve në ekonominë e tregut. Por për fat jo të mirë edhe në mungesë të inspektoratit, bizneset i shfrytëzojnë këto raste që për fat jo të mirë e dëmtojnë shportën e konsumatorit në vend”, thotë Mustafë Kadriaj, ekonomist.

Gjatë gjithë kohës, inspektorët mbulojnë terrene si Porti i Durrësit, pikat kufitare e zyret regjionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat