Ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, kanë punuar për të forcuar FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes.
Mehaj në Facebook është shprehur krenar siç ka thënë që bashkë me ShBA-në kanë arritur ta forcojnë ushtrinë e Kosovës.
“Me Ambasadorin Hovenier, kemi punuar krah për krah për të përforcuar Forcën e Sigurisë së Kosovës, diplomacinë, ministrin e Mbrojtjes dhe për të realizuara projekte të jashtëzakonshme që sot mbeten krenaria jonë kombëtare.
Çdo sukses i FSK-së dhe MM-së, çdo arritje e saj në këto vite, ka vulën e bashkëpunimit tonë të ngushtë dhe mbështetjes së SHBA-së për Kosovën”, ka shkruar ai.