Krahas fabrikës së municionit, Kosova synon që ta ndërtojë edhe një laborator për dizajnimin e dronëve luftarakë.
Për të parën ka një marrëveshje të nënshkruar në mes të dhjetorit, ndërkaq për të dytën nuk dihet ende se kur do të hidhen hapat e parë.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka konfirmuar për emisionin MAT në Klan Kosova se për fluturaket pa pilotë nuk kanë negociuar me kompaninë turke “MKE” e cila do ta ndërtojë fabrikën e plumbave.
“Ka pasur paqartësi rreth çështjes së dronëve, më saktësisht fluturakeve pa pilotë. Nuk kemi diskutuar as negociuar me MKE dhe me asnjë kompani për laboratorin e fluturakeve pa pilot. Paqartësia ka ardhur për shkak të vendimit që kryeministri Kurti ka autorizuar të njëjtin komision që të punojë në dy drejtime”, shprehet Maqedonci.