Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka komentuar pjesëmarrjen e Kurtit në një intervistë (podcast) ditën e diele ku sipas saj “luftën kundër korrupsionit” ai e cilësoi si një prej të arriturave më të mëdha të qeverisjes së tij.
Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi ka treguar se çka thotë Raporti i Progresit të BE-së për vitin 2024.
“Në një intervistë të djeshme, Albin Kurti e cilësoi “luftën kundër korrupsionit” si një prej të arriturave më të mëdha të qeverisjes së tij dhe iu referua raporteve ndërkombëtare. Raporti i Vendit (Progresit) i BE për 2024, thotë:
❌️ Kosova ka bërë progres të limituar në luftën kundër korrupsionit
❌️ Prokurimi publik është i prirur për parregullsi dhe lehtë i korruptueshëm”, ka shkruar ajo.
Tutje ajo ka renditur sipas saj disa prej skandaleve të korrupsionit:
🔴 Vjedhja me rezerva shtetërore
🔴 Korrupsioni me ambalazhues të ujit
🔴 Mbi 2100 tendera sekret, duke shkelur procedurat ligjore
🔴 Ndarja e subvencioneve për familjarë, këshilltarë e anëtarë të Vetëvendosjes
🔴 Transferet milionësh për Martin Berishaj nga GEN Serbia
“Edhe përkundër të gjitha skandaleve të korrupsionit, Vetëvendosje tenton t’a mashtrojë popullin kinse ka luftuar korrupsionin.
Ndryshimi është i domosdoshëm.
#behundryshimi #36”, ka shkruar tutje ajo.