Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj, i ka reaguar deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për ftesën ndaj tij nga Prokuroria Speciale.
Hajdaraj ka thënë se nuk i komentojnë deklaratat politike, por shtoi se para ligjit të gjithë janë të barabartë.
“Sa i përket deklaratave të kryeministrit nuk i komentojmë deklaratat politike. Mund të them se kemi reaguar shpesh nga sulmet që janë bërë me deklarata politike, nuk kam çka të shtoj, jeni të njoftuar se sot kryeprokurori Isufaj ka konferencë për shtyp.
Ai do të përgjigjet më në detaje, mirëpo edhe mund të shtoj, se KPK i jep mbështetjen e plot Prokurorisë Speciale në zbatimin e mandatit të plotë kushtetutës, të gjithë janë të barabartë para ligjit”, tha Hajdaraj.