Ushtarë të Policisë Ushtarake të KFOR-it përfundojnë trajnimin për armë bashkë me anëtarë të Policisë Ushtarake të Zvicrës

Aktuale

Ushtarë të Policisë Ushtarake të KFOR-it përfundojnë trajnimin për armë bashkë me anëtarë të Policisë Ushtarake të Zvicrës

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 12:38
KFOR

Ushtarët e Policisë Ushtarake të KFOR-it të caktuar në Komandën Rajonale Lindje kanë përfunduar trajnimin e armëve së bashku me anëtarë të Policisë Ushtarake të Forcave të Armatorsura Zvicerane, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s.

“Puna së bashku me aleatët dhe partnerët tanë i mundëson KFOR-it të mbetet i gatshëm për t’u përgjigjur dhe mundëson ndërveprimin me ushtritë anembanë globit”, thotë KFOR-i në një njoftim.

Këto përpjekje janë “pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës”, thotë misioni paqeruajtës i NATO-s.

KFOR-i përsërit se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i përsërit gjithashtu se po punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat