Haradinaj akuzon Kurtin për rrymën, thotë se është i lidhur direkt me shitblerjen e saj

Aktuale

Haradinaj akuzon Kurtin për rrymën, thotë se është i lidhur direkt me shitblerjen e saj

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 12:40
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për problemet e fundit me energji elektrike.

Haradinaj tha se Kurti ka penguar secilin investim në energji dhe se është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me shitblerjen e saj prandaj edhe duhet ftuar në prokurori.

Sipas të parit të AAK-së, Qeveria gjatë këtij mandati “ka ditur të mashtrojë qytetarët e vendit në mënyrë shumë të mirë”.

Ditët e fundit shumë zona të vendit kanë mbetur në terr për kohë të gjatë, dhe KEDS0-i ka raportuar për rritje enorme të konsumit me uljen e temperaturave deri në 1400 MË në orë, si dhe për mbingarkesë në sistem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat