Kandidatja për deputete nga radhët e Nismas Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka bërë një dedikim për të nderuar të gjithë veteranët e luftës në Ditën e Veteranit.
Përmes një mesazhi prekës, ajo vlerësoi sakrificën e tyre sublime dhe përkujtimin e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e vendit.
“Nderime çdo veterani që sot është në mesin tonë, me plagë në trup e shumica me plagë në shpirt për shokët e vrarë! Urime Dita juaj e lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë!” shkroi Izmaku në një postim publik.
Dita e Veteranit shënohet çdo vit në Kosovë si një moment i rëndësishëm për të kujtuar sakrificën e heronjve dhe për të nderuar ata që dhanë gjithçka për atdheun.