Ftesa e Prokurorisë Speciale, Kryeprokurori i kundërpërgjigjet Kurtit

Aktuale

Ftesa e Prokurorisë Speciale, Kryeprokurori i kundërpërgjigjet Kurtit

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 13:38
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i është përgjigjur kryeministrit Kurti, i cili i ka ftuar prokurorët ta intervistojnë në zyrën e tij në Qeveri.

“Do luftojmë kundër gjithë atyre që bien ndesh me ligjin, pa dallim pavarësisht pozitës që kanë”, tha Isufaj në konferencën për media.

Isufaj tha se ligji është i njëjtë për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë dhe zyrtarët e lartë.

“Çdo person që ftohet ka përgjegjësi të paraqitet”, tha ai.

“Sistemi prokurorial nuk bënë skenar, por punon sipas Kushtetutës”, tha Isufaj.

Kurti nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Prokurorisë Speciale për të dëshmuar në këtë organ të akuzës. Prokurorët, i ka ftuar ta intervistojnë në zyrën e tij në Qeveri.

“Unë guxoj t’ju them s’po vij. Ta shohim tash a guxojnë ata të vijnë”, tha kryeministri mbrëmë në podcastin “Rrjedha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat