Deklarohet edhe ministrja Haxhiu: Ftesa për Kurtin në Prokurorinë Speciale, përpjekje e vonuar

Aktuale

Deklarohet edhe ministrja Haxhiu: Ftesa për Kurtin në Prokurorinë Speciale, përpjekje e vonuar

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 13:47
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar ftesën për kryeministrin Albin Kurti për t’u paraqitur si dëshmitar në Prokurorinë Speciale, duke e quajtur atë një përpjekje të vonuar dhe duke theksuar se Kurti nuk e ka refuzuar dëshminë.

Sipas saj, në qeveritë e kaluara ka pasur korrupsion dhe pasurim të shpejtë të politikanëve, por insistoi se nuk ka asnjë akuzë për korrupsion kundër Kurtit.

Ajo gjithashtu kritikoi vonesën e ftesës për Kryeministrin në lidhje me një çështje të rezervave shtetërore, duke thënë se janë të njohura arsyet e kësaj vonese.

“Për qeverinë tonë ka rezultate të pafundme, por hajde të flasim për sukseset e Prokurorisë Speciale. Përveç terrorizmit dhe krimeve të luftës, ajo adreson edhe shpërdorimin e parave dhe a ka ndodhur ndonjë rast ku Blerim Jusufaj ka pasur sukses. Unë e di që ka prokurorë shumë të mirë, por problemi qëndron tek personat e lartë, tek Blerim Jusufaj”, tha Haxhiu.

Ajo theksoi se “Kurti nuk ka refuzuar të paraqitet si dëshmitar, por si është e mundur që rasti i rezervave shtetërore, që ka ndodhur vitin e kaluar, po ftohet tani? Në ditën kur po bëheshin listat e deputetëve, qellimet ishin tashmë të qarta. Në qeverinë e kaluar ka lulëzuar korrupsioni, por ne e dimë si janë pasuruar politikanët, askush nuk mund të thotë se kryeministri Kurti është i korruptuar. Por, në të kaluarën janë bërë milionerë politikanët dhe askush nuk merrej me pasurinë e paluajtshme. Kurti nuk ka refuzuar dëshminë, ai ka promovuar ditë dhe datë, dhe ka ndodhur edhe më herët që të pyetet në zyrë”, shtoi Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat