Aktakuzë tjetër ndaj Nagip Krasniqit, me dy të tjerë akuzohen se i shkaktuan dëm buxhetit të Kosovës 37 milionë euro

Aktuale

Aktakuzë tjetër ndaj Nagip Krasniqit, me dy të tjerë akuzohen se i shkaktuan dëm buxhetit të Kosovës 37 milionë euro

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 14:36
Nagip Krasniqi

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, në rastin e njohur “KEK” kundër të pandehurve N.K.,Y.D.,I.Z..

Krasniqi dhe të tjerët, sipas Prokurorisë, akuzohen për veprat penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “zbulimi i fshehtësisë zyrtare” dhe “ndihmë në keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”.

“Të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021 – 2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milion Euro duke kryer veprat penale: Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar, Zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe Ndihmë në Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ky rast tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për procedurë të mëtutjeshme.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat